SHBA duhet të marrin mësime nga gabimet e veta
Ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral brigade Amir Hatami tha të shtunën se zyrtarët e SHBA duhet të marrin mësime nga gabimet e tyre të kaluara.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjeneral Hatami tha se tetë vitet e mbrojtjes së shenjtë (lufta e imponuar nga Iraku kundër Iranit) na mësuan shumë mësime dhe sollën dinjitetin dhe lavdinë e Iranit. " Nga mbrojtja e shenjtë mësuam se nuk kemi asnjë mundësi dhe opsion tjetër, përveçse të mbetemi të pavarur dhe të prodhojmë vetë pajisjet tona ushtarake", tha gjeneral brigade Amir Hatami. Ai përsëriti se kjo është arsyeja pse armiqtë, veçanërisht SHBA-ja, kërkojnë të kufizojnë fuqinë mbrojtëse të Iranit dhe nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të arritur këtë qëllim keqdashës. "Amerikanët janë shumë të vetëdijshëm për faktin se Irani është mjaft i aftë për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe në rast se Irani do të kishte aftësitë e tij të tanishme raketore në korrik të vitit 1988, luftanija amerikane USS Vincense nuk do guxonte të sulmonte avionin tonë të udhëtarëve dhe të vriste qindra pasagjerë të pafajshëm, sepse pa asnjë dyshim Irani do të kishte mbytur luftanijet dhe aeroplanmbajtëset e tyre ", tha ministri iranian i Mbrojtjes.