Nëse evropianët kërkojnë të humbasin kohë, Irani nuk do të vazhdojë negociatat
Zëvendësministri i jashtëm i RII Abas Erakci tha se Irani do të vazhdojë negociatat me Evropën derisa bisedimet të jenë në rrugën e duhur.
Irani ende nuk ka vendosur të qëndrojë ose të largohet nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), u tha ai gazetarëve pas pjesëmarrjes në takimin e Komisionit të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme të parlamentit të RII. Duke iu referuar takimit të fundit të Komisionit të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, Erakci tha se u kërkuam vendeve evropiane që të përmbushin kërkesat e Iranit sipas marrëveshjes bërthamore pa SHBA dhe të paraqisnin sugjerime dhe udhëzime. Në përgjigje të një pyetjeje nëse Ministria e Jashtme iraniane ka marrë ndonjë masë për të parandaluar që bisedimet të dështojnë, ai tha me siguri se ministria i merr parasysh interesat e qytetarëve iranianë.