MEK vepron pa flamur dhe pa emblemë
Sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Habilian deklaroi se funksioni hipokrit i grupin terrorist MEK brenda në Iran nuk është marrë seriozisht dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që të krijohet rasti që kjo lëvizje terroriste të paraqitet me një fytyrë tjetër dhe të ndjekë qëllimet e veta pa flamur dhe emblemë të caktuar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në kohën kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, politikat armiqësore ndaj Republikës Islamike të Iranit u bënë edhe më armiqësore dhe qeveritarët amerikan edhe pse në deklaratat e tyre e përgënjeshtrojnë një gjë të tillë, por në veprim po ndjekin politikën për ndryshimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Çështje e rëndësishme është kjo që në këtë mes është afrimi dhe shoqërimi i qeveritarëve amerikan me grupin terrorist MEK dhe figurat si John Bolton dhe Rudi Guiliani të afërta me Donald Trump, marrin pjesë në takimet dhe tubimet e grupin terrorist MEK dhe në shkëmbim të marrjes së shumave të mëdha parash, mbajnë fjalim kundër Republikës Islamike të Iranit. Një prej ngjarjeve më të fundit në këtë drejtim, është pjesëmarrja e Rudi Guilianit, një prej këshilltarëve të Trump, në takimin e grupit terrorist MEK dhe grisjen e marrëveshjes bërthamore dhe hedhja e pështymës mbi këtë marrëveshje. Kjo është në kohën kur ekziston dokumente të shumta në qarqe dhe në institucione ndërkombëtare dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit të cilat tregojnë në mënyrë të qartë veprimtarinë terroriste të grupit MEK dhe që ky grup në qarqet dhe institucionet ndërkombëtare është njohur si një grup terrorist. Në lidhje me këtë çështje Muhamed Xhavad Hashemi Nezhad, sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Habilian, të hënën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: “Kontradikta e kulturës së Revolucionit Islamik të Iranit me politikën hegjemoniste të Amerikës ka ekzistuar në mënyrë të qartë që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe grupet e tilla si MEK dhe grupet pro regjimit mbretëror që mendojnë për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, kanë bërë përpjekje që zhvillojnë veprimtarinë e vetë në këtë ndarje dhe në këtë distancë që ekziston. Qëndrueshmëri e një sistemi shtetëror dhe e një grupi politik varët ose nga mbështetja te populli dhe qytetarët ose nga mbështetje te forcat e huaja. Në të gjitha dokumentet ndërkombëtare ashtu edhe në dokumentet e Departamentit Amerikan të Shtetit është theksuar e kaluara e dhunshme dhe terroriste e grupit terrorist MEK. Realiteti është se ky grup është i urryer në mesin e popullit iranian dhe një grup i tillë nëse dëshiron të gjejë forcë për qëndrueshmërinë e vetë, është e natyrshme se duhet të afrohet pranë politikës hegjemoniste të Amerikës. Politika e Amerikës në kohën e demokratëve dhe të republikanëve, nuk ka dallim shumë të madh, mirëpo sa i përket çështjes së Iranit, armiqësia e republikanë duket të jetë më e madhe. Prandaj fusha e veprimtarisë së grupit terrorist MEK gjatë mandatit të neokonservatorëve si Bush dhe Trump, është më e gjerë. Grupi terrorist MEK në 10-12 vitet e kaluara për të çuar përpara qëllimet e veta, nuk ka pas kurrfarë shprese te Evropa, prandaj sidomos pas pranisë së Amerikës në Irak, vëmendjen e vetë e ka përqendruar vetëm te Uashingtoni.
Grupi terrorist MEK pas tradhtive që ka bërë ndaj popullit iranian gjatë kohës kur ishte përkrah Sadam Husejnit, është munduar që nëpërmjet veprimeve të tilla si në ato që ndodhi në politikat atomike të Iranit ose kryerjen e spiunazhit për Izraelin, implikimin në vrasjen e shkencëtarëve atomik dhe në shumë çështje të tjera i ka shërbyer më së shumti Amerikës.
Grupi terrorist MEK bënë përpjekje që të krijojë një hallkë ndërlidhëse me politikanët luftënxitës të Amerikës dhe nëpërmjet parave dhe bisedimeve të regjimit sionist, të thotë fjalën e vet nëpërmjet atyre. Prandaj, për këtë arsye po shikojmë se personat si Pompeu dhe John Bolton po përmendin qëllimet të cilat po i ndjek vet grupi terrorist MEK. Ndërkohë Trump po bënë përpjekje që me zhurmën të cilën po e krijon, ta mjelë rajonin më shumë se në të kaluarën dhe në këtë mënyrë të përmirësojë situatën ekonomike të Amerikës, prandaj për të çuar përpara këtë lloj të qëllimeve ka nevojë për mjete dhe vegla siç është grupi terrorist MEK.
Në lidhje me kritikat që ekzistojnë brenda në Amerikë ndaj afrimit të administratës së Amerikës me grupin terrorist MEK, duhet thënë se edhe pse personalitete relativisht më të pavarura vazhdimisht kritikojnë afrimin e administratës së Amerikës me grupin terrorist MEK, mirëpo çështja e mbështetjes së Amerikës ndaj terrorizmit sidomos në periudhën aktuale, nuk është një çështje e fshehur. Znj. Clinton në librin e saj “Opsionet e vështira” thotë se esencialisht krijues i Al Kaidas dhe ISIS, ishte vet Amerika. Prandaj ajo çfarë kritikohet dhe kundërshtohet sot, është kjo që në kohën kur shumë raporte ndërkombëtare në mënyrë të hapur thuhet se nga aspekti ushtarak nuk ekziston mundësia që të mposhtet Iranit dhe e vetmja rrugë është rruga e brendshme, atëherë për çfarë arsye Amerika po shfrytëzon mjetet dhe faktorë që janë shumë të urryer në mesin e popullit iranian?! Siç duket funksionarët e lartë amerikanë nuk dëshirojnë fare të dëgjojnë këto kritika dhe kundërshtime të brendshme. Njëkohësisht me këtë, nuk duhet harruar se shfrytëzimi i këtyre mjeteve dhe faktorëve, e forcon më tepër unitetin kombëtar në Iran dhe kjo është në kontradiktë të plotë me qëllimet të cilat po ndjekin ata.
Në lidhje me përpjekjet destruktive të grupit terrorist MEK në Iran, duhet thënë se grupi terrorist MEK nuk është vetëm një organizatë militante, por ky grup përgjatë 50 viteve të kaluara me plotë tradhti dhe krimet e tij, ka mësuar shumë mirë rrugët për t’u përballur me interesat e popullit të Iranit nga aspekti i luftës psikologjike dhe funksioneve false brenda për të përmbysur individët dhe ka luajtur rol në këtë drejtim. Veprimet hipokrite të grupit terrorist brenda në Iran nuk është marrë seriozisht dhe nuk janë marrë masa për t’u përballur veprime të tilla dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që të krijohen rrethana që ky grup të paraqitet me një fytyrë tjetër, pa flamur dhe pa emblemë t’i ndjekë qëllimet e veta.
Vështrimi që mbretëron në vend sidomos në mesin e njerëzve vendimmarrës është ky që Organizata Muxhahidine Khalk është një organizatë militante dhe pasi që nga aspekti ushtarak Irani është një fuqi e madh dhe me të vërtetë është, grupet e tilla si MEK konsideron se nuk janë asgjë. Ky lloj vështrimi është bërë shkak që të anashkalohen veprimet hipokrite të grupit terrorist MEK dhe kjo i jep rast këtij grupi që të shfrytëzojë eksperiencën e tij 50 vjeçare kundër popullit iranian.