Zarif: India nuk mbështet sanksionet e njëanshme të Amerikës
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në takimin që pati me Sushma Suaraj ministër i jashtëm i Indisë, tha se India qartazi ka deklaruar se nuk mbështet sanksionet e Amerikës.
Muhamed Xhavad Zarif, pasi vuri në dukje se Irani dhe India kanë marrë vendim që të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre në fusha të ndryshme shtoi se në takimet mes palëve është diskutuar për projektet e përbashkëta në zbulimin e fushave të naftës, ndërtimin e korridorit veri-jug, zgjerimin e portit Çabahar, si dhe bashkëpunimin në zgjerimin e rrugëve transit mes dy vendeve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është shprehur i kënaqur nga vizita e tij në Indi tha se Bashkësia Ndërkombëtare është e interesuar për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Ministri Zarif vuri në dukje se partnerët e Iranit duhet të ndjekin këtë metodë dhe shtoi se Irani merr garancitë e duhura nga partnerët e tij, atëherë marrëveshja bërthamore do të vazhdojë të jetë funksionale. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik arriti në Nju Delhi. Vizita e shefit të diplomacisë iraniane në Indi kryhet në kuadër të diplomacisë së Iranit pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Më herët Muhamed Xhavad Zarif ka vizituar Kinën, Rusinë dhe Brukselin qendrën e BE. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.