Letra inteligjente e Zarif, qëndresa përballë Amerikës e domosdoshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77142-letra_inteligjente_e_zarif_qëndresa_përballë_amerikës_e_domosdoshme
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve të ndryshme të botës, ka vënë theksin në disa pika të rëndësishme dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare ka kërkuar të bëjë qëndresë dhe të përballet me sjelljet lakmitare dhe të tepruara të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2018 06:05 Europe/Tirane
  • Letra inteligjente e Zarif, qëndresa përballë Amerikës e domosdoshme

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve të ndryshme të botës, ka vënë theksin në disa pika të rëndësishme dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare ka kërkuar të bëjë qëndresë dhe të përballet me sjelljet lakmitare dhe të tepruara të Amerikës.

Muhamed Xhavad Zarif Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në këtë letër, daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, kërcënimet dhe presionet e Uashingtonit mbi vendet e tjera, si dhe politikat e njëanshme të Amerikës, mos përkushtimi i saj në normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe sjellja hegjemoniste e qeverisë amerikane, i cilësoi akte për arsye të mospërfilljes së ligjeve nga ana e Amerikës dhe shtoi se secili prej anëtarëve të Bashkësisë Ndërkombëtare ka përgjegjësi që të përballet me këtë sjellje të Amerikës. Qeveria aktuale e Amerikës e drejtuar nga Donald Trump, po ndjek një sjellje të njëanshme dhe të forcës dhe dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe nga marrëveshjet e tjera ndërkombëtare si dhe kërcënimi i vendeve të tjera tregon se forca ka zënë vendin e logjikës dhe normave ndërkombëtare. Kjo sjellje e Amerikës është kthim në periudhën e njëanshmërisë totale e cila botën e sheh me syrin e fuqisë politike dhe forcës ushtarake. Sot në shekullin e 21-të në kushtet e bashkëpunimit dhe të zbatimit të normave dhe dispozitave ndërkombëtare, vë në rrezik serioz paqen dhe sigurinë e botës. Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, nga traktati i ambientit të Parisit, vendosja e tarifave doganore për çelikun dhe aluminin, presionet ndaj organeve ndërkombëtare mes tyre OKB për të zbatuar interesat politike, si dhe mos përkushtimi në të drejtat ligjore të kombit palestinez me transferimin e ambasadës amerikane në Kodsin e Pushtuar, të gjitha tregojnë një sjellje arrogante të Amerikës që në rast se ndaj saj nuk kushtohet vëmendje, kjo sjelle mund tu kundërvihet çdonjërit prej anëtarëve të bashkësisë Ndërkombëtare. Sjellja e qeverisë amerikane e bën të paevitueshëm nevojën për unifikimin e anëtarëve të Bashkësisë Ndërkombëtare që në kuadër të normave dhe dispozitave ndërkombëtare të përballen me njëanshmërinë e Amerikës me qëllim që opinioni publik të mos krijojë idenë se bashkësia ndërkombëtare është e detyruar që të zbatojë kërkesat e Amerikës që janë jashtë konventave dhe akordeve të OKB. Kjo çështje më shumë u drejtohet vendeve evropiane të cilët duke pasur parasysh sjelljet e Donald Trump, duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të pengojnë njëanshmërinë amerikane. Sa i përket kësaj çështjeje, rrjeti informativ National Interest në një artikull të shkruar nga Elmar Hellendoorn thotë; Në kohën kur nga Donald Trump u parashtrua slogani Amerika e Para, nuk është e logjikshme që Evropa qorrazi të besojë tek mbështetja ushtarake dhe politike e Amerikës. Pikëpamja reale politike në Amerikë nuk është gjithmonë në kuadër të interesave të Evropës. Qëndrimi politik i Evropës përballë daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, lufta tregtare e Trump dhe izolimi politik i Amerikës sidomos në takimin e  fundit të KS të OKB që u mbajt për të dënuar rezistencën palestineze, tregojnë qartazi përballjen me politikat amerikane. Evropa më shumë se kaq duhet të largohet nga qarku administrativ i Amerikës me qëllim që në asnjë mënyrë të mos ndikohet nga presionet politike dhe ekonomike të këtij vendi. Emanuel Makron president i Francës kohët e fundit ka kritikuar veprimtarinë e Amerikës rreth daljes nga marrëveshja bërthamore dhe ka thënë: Nëse në kushtet më të vështira të historisë do të lejojmë që të tjerët të marrin vendim për diplomacinë dhe sigurinë tonë, atëherë ne futemi në fazën më të rrezikshme dhe në atë kohë Evropa nuk do të ekzistojë. Pra të mos jemi të dobët dhe të mos dorëzohemi.