Salehi: Objekti energjetik i Natanzit është përgatitur për mijëra SU
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit vuri në dukje deklaratat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për të bërë shpejtë përgatitjet e duhura për të arritur në 190 mijë SU dhe deklaroi: “Objekti energjetik i Natanzit është përgatitur për qindra mijëra SU dhe linja e përzirjes së kësaj fabrike është e gatshme për tu futur në funksion.
Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit, ditën e martë në një prononcim për gazetarët, bëri të ditur gatishmërinë e duhur për të zgjeruar aktivitetet atomike të vendit dhe deklaroi: “Iranit ka krijuar potenciale të llojllojshme për zhvillimin e industrisë atomike. Irani e ka përgatitur veten për skenarë të ndryshme dhe Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme, gjithnjë ka marrë parasysh këtë çështje se bisedimet edhe mund të mos sjellin rezultat dhe ose nëse sjellin rezultat dhe pala tjetër shkel zotimet, Agjencia Atomike e Iranit duhej të vepronte në atë mënyrë që të mos humbë kohë aspak. Më 9 prill të vitit 2018 është përuruar linja e përzirjes në objektin atomik të Natanzit dhe kjo infrastrukturë është përgatitur për prodhimin e centrifugave të sofistikuar dhe në këtë linjë janë vendosur pajisjet më moderne teknologjike për matjen, kontrollin, mekanizimin dhe montimin e centrifugave të reja. Një qendër tjetër e centrifugave shumë të zhvilluara do të plotësohet për t’u lëshuar në funksion gjatë disa muajve të ardhshëm”,- shtoi ndër të tjera z. Salehi.