11 avionë të transportit civil i dorëzohen këtë vit Iranit
Drejtori ekzekutiv i kompanisë së linjave ajrore të Republikës Islamike të Iranit (Iran Air) njoftoi për dorëzimin e 11 avionëve të transportit civilë te autoritetet iraniane.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Farzane Sharafbafi, drejtori i përgjithshëm i kompanisë së linjave ajrore Iran Air, në lidhje me marrjen në dorëzim të avionëve të ri nga ana e kompanisë Iran Air pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, deklaroi: “Irani pret që deri në fund të këtij viti të marrë edhe 8 avionë të llojit ATR dhe tre avion Airbus”. Para kësaj Asghar Fakhrije Kashan, këshilltari i ministrit për rrugë dhe urbanistik të Iranit, ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes mes kompanisë ATR dhe Irani Air për marrjen në dorëzim të këtyre avionëve para vendosjes përsëri të sanksioneve. Kompania Airbus është një prej kompanive më të mëdha multietnike me seli në BE dhe kompania franceze-italiane ATR është nën mbikëqyrjen e kësaj kompanie.