Organizohet nata e dytë Kadrit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77278-organizohet_nata_e_dytë_kadrit_në_iran
Në prani të miliona besimtarëve nga i gjithë Irani Islamik, dje në darkë është organizuar ceremonia e dytë e natës së Kadrit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 06, 2018 10:05 Europe/Tirane
  • Organizohet nata e dytë Kadrit në Iran

Në prani të miliona besimtarëve nga i gjithë Irani Islamik, dje në darkë është organizuar ceremonia e dytë e natës së Kadrit.

Dashamirësit e imametit dhe vilajetit, në ditën e 21-të të muajit të bekuar të Ramazanit u janë drejtuar xhamive, teqeve, huseinieve dhe vendeve të tjera të shenjta në të gjithë Iranin për tu lutur në natën e dytë të Kadrit. Në qytetin e Mashhadit ku ndodhet edhe mauzoleu i imam Rezait(as), me miliona pelegrinë kanë lexuar Kuranin dhe i janë lutur Zotit të Plotfuqishëm në ceremoninë e natës së dytë të Kadrit. Netët 19, 21 dhe 23 të muajit Ramazan janë netët e Kadrit ku myslimanët natën qëndrojnë zgjuar duke lexuar kuranin, duke u falur dhe duke u lutur tek Zoti. Në natën e 19 të muajit të bekuar të Ramazanit, Ibn Molxham Moradi, me shpatën e tij të helmuar goditi Imam Aliun(as) imamin e parë të myslimanëve shiitë të botës në kohën kur ai imam ishte duke falur namazin e mëngjesit. Imam Aliu(as) u plagos dhe u shtrua në shtëpi dhe pas dy ditësh d.m.th. më datë 21 të muajit Ramazan u martirizua. Me këtë rast radiotelevizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit të gjithë myslimanëve dhe dashamirësve të Ehli Bejtit kudo në botë u shpreh ngushëllime për martirizimin e imam Aliut(as).