Në Teheran fillon takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77414-në_teheran_fillon_takimi_i_komisionit_të_përbashkët_të_marrëveshjes_bërthamore
Takimi i ekspertëve të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore ka filluar në Teheran me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit dhe të delegacioneve të Grupit 4+1 (Gjermanisë, Rusisë, Francës, Anglisë dhe Kinës).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2018 06:58 Europe/Tirane
  • Në Teheran fillon takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Takimi i ekspertëve të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore ka filluar në Teheran me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit dhe të delegacioneve të Grupit 4+1 (Gjermanisë, Rusisë, Francës, Anglisë dhe Kinës).

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se për herë të parë pas marrëveshjes bërthamore të Iranit me Grupin 5+1, takimi i ekspertëve të marrëveshjes bërthamore zhvillohet në Teheran. Takimi i fundit i ekspertëve të këtij komisioni mes Iranit dhe Grupit 4+1 u zhvillua dy javë më parë dhe para takimit të zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe vendeve të Grupit 4+1 në Vjenë të Austrisë. Qëllimi kryesor i këtij takimi, është vazhdimi i jetës së marrëveshjes bërthamore pa Amerikën me qëllim që të garantohen interesat ekonomike të Teherani nga ana e palëve të tjera të marrëveshjes bërthamore. Në bazë të vendimit që do të merret në komisionin e përbashkët të marrëveshjes bërthamore dhe kërkesës së Iranit për organizimin e takimit të ministrave të punëve të jashtme, në këtë takim do të caktohet edhe koha e takimit të ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Grupit 4+1.