Përfaqësuesi i Iranit në OPEC: OPEC nuk merr urdhra nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77560-përfaqësuesi_i_iranit_në_opec_opec_nuk_merr_urdhra_nga_amerika
Përfaqësuesi i Iranit në Këshillin e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC), ka dënuar përpjekjet e Amerikës për t'i mundësuar Arabisë Saudite rritjen e prodhimit të naftës dhe ka shtuar se OPEC nuk do të ndjek këtë kërkesë të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2018 10:11 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit në OPEC: OPEC nuk merr urdhra nga Amerika

Përfaqësuesi i Iranit në Këshillin e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC), ka dënuar përpjekjet e Amerikës për t'i mundësuar Arabisë Saudite rritjen e prodhimit të naftës dhe ka shtuar se OPEC nuk do të ndjek këtë kërkesë të Amerikës.

Husejn Kazempur Erdebil, përfaqësues i Iranit në Këshillin e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC) në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, ka thënë: Dërgimi i urdhrit ekzekutiv nga Uashingtoni për Arabinë Saudite bëhet me qëllim zvogëlimin e eksportit të naftës iraniane për shkak të sanksioneve të Amerikës kundër RII dhe Venezuelës. Amerika disa ditë para njoftimit për daljen nga marrëveshja bërthamore, në mënyrë jozyrtare ka kërkuar nga Arabia Saudite dhe disa anëtarë tjerë të OPEC, të shtojnë prodhimin e naftës. Përfaqësuesi i Iranit në OPEC ka thënë: Askush në OPEC përveç dy anëtarëve themelues të kësaj organizata nuk do t'a zbatojë këtë vendim, Amerika edhe më parë e kishte provuar një gjë të tillë kundër Iranit, por çmimi i naftës kishte arritur në 140 dollarë.