Kasemi: Njëanshmëria amerikane, kërcënim serioz ndaj sigurisë ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77722-kasemi_njëanshmëria_amerikane_kërcënim_serioz_ndaj_sigurisë_ndërkombëtare
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII z. Behram Kasemi ka thënë se masat e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2018 12:16 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII z. Behram Kasemi ka thënë se masat e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Insistimi i administratës amerikane për sjelljen dhe masat e njëanshme dhe egoiste konsiderohet si një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", tha Kasemi të hënën. Ai shtoi se vendet botërore, veçanërisht anëtarët e G7, të cilët kohët e fundit morën pjesë në një samit në Kanada, po dëshmojnë shembuj të qartë të lëvizjeve të njëanshme të SHBA këto ditë. Ai theksoi se qasjet e njëanshme të SHBA nuk janë "logjike, konstruktive dhe të bazuara në realitetet ekzistuese". Në fund të samitit të tyre në Charlevoix, Quebec, më 8-9 qershor, udhëheqësit e G7 lëshuan një komunikatë për një sërë çështjesh. Ata pohuan se programi i raketave balistike të Iranit përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe shkel rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Udhëheqësit e G7 pohuan gjithashtu se Irani po destabilizon rajonin dhe u jep mbështetje financiare grupeve terroriste dhe shtuan: "Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Iranit të luajë një rol konstruktiv duke kontribuar në përpjekjet për të luftuar terrorizmin dhe për të arritur zgjidhje politike, pajtim dhe paqe në rajon". Z. Kasemi i hodhi poshtë akuzat dhe tha: "Republika Islamike e Iranit ka treguar se është e shqetësuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare më shumë se vendet e tjera dhe madje edhe disa vende të G7". Ai shtoi se Irani ka provuar qasjen e tij pozitive duke paguar një çmim të rëndë në luftën e kundër ISIS dhe grupeve të tjera terroriste gjatë dekadave të fundit. Roli konstruktiv dhe legjitim i Iranit në rajon, veçanërisht beteja e tij kundër grupeve terroriste, garanton stabilitet të të gjitha vendeve rajonale dhe ndihmon në nxitjen e paqes dhe sigurisë globale, tha ai, duke shtuar se akuzat amerikane nuk do të kienë aspak ndikim. Kasemi më tej ka folur edhe për programin legjitim raketor dhe mbrojtës të Iranit dhe tha se qeveria dhe populli iranian nuk do të lëkunden kurrë nga ndonjë polemikë politike dhe akuza të pabaza, ndërsa janë të vendosur për të mbrojtur vendin përballë kërcënimeve të armiqve. Për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë kombëtare, qeveria dhe populli kurrë nuk do të heqin dorë nga doktrina e mbrojtjes e cila bazohet në zhvillimin e aftësive mbrojtëse dhe parandaluese të raketave dhe nuk janë në kundërshtim me ndonjë rezolutë të OKB-së, theksoi ai. Në shkurt, një zyrtar i lartë iranian përsëriti të drejtën "legjitime" të Republikës Islamike për të përdorur raketa për mbrojtjen e saj, duke thënë se vendi nuk ka nevojë për leje nga asnjë shtet për të forcuar programin raketor.