Ministri i Jashtëm i Iranit niset për në Afrikën e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77764-ministri_i_jashtëm_i_iranit_niset_për_në_afrikën_e_jugut
Ministri i jashtëm i Iranit të hënën në mëngjes u largua nga Teherani për në  Pretoria, kryeqytetin administrativ të Afrikës së Jugut.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 12, 2018 03:45 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit niset për në Afrikën e Jugut

Ministri i jashtëm i Iranit të hënën në mëngjes u largua nga Teherani për në  Pretoria, kryeqytetin administrativ të Afrikës së Jugut.

Sipas IRNA, "Muhamed Xhavad Zarif", kreu i diplomacisë së Iranit, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik, nisi një turne në Afrikën e Jugut me qëllim të konsultimit dhe diskutimit me zyrtarët e Afrikës së Jugut. Ai në këtë vizitë do të takohet me Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm të Afrikës së Jugut. Dialogu do të fokusohet në çështjet për marrëdhëniet dypalëshe. Ndër vendet afrikane, Afrika e Jugut ka shkëmbimet e nivelit më të lartë të tregtisë me Republikën Islamike të Iranit.