Irani: Trump nuk ka besë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77826-irani_trump_nuk_ka_besë
Zëdhënësi i qeverisë iraniane ka hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e një dokumenti të nënshkruar midis kreut të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, duke thënë se fati i marrëveshjes nuk është i sigurt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2018 15:12 Europe/Tirane
  • Irani: Trump nuk ka besë

Zëdhënësi i qeverisë iraniane ka hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e një dokumenti të nënshkruar midis kreut të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, duke thënë se fati i marrëveshjes nuk është i sigurt.

" A e di lideri i Koresë së Veriut me kë është duke negociuar? Nuk është çudi që Trump të shkelë marrëveshjen para se udhëheqësi i Koresë së Veriut të kthehet në Penian", tha të martën zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Muhamed Baker Nobakht. Pas një samiti historik në Singapor të martën, Trump dhe Kim nënshkruan një dokument, duke u zotuar të krijojnë marrëdhënie të reja "në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe prosperitet". Nobakht më tej e vuri në dyshim kredibilitetin e Trump një muaj pas vendimit të tij për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Ai tha se Trump nuk përfaqëson popullin e mençur amerikan dhe shtoi se amerikanët do të distancoheshin nga ai në zgjedhjet e ardhshme para se ai të kërcënonte shtetet e tjera.