Ruhani: Bota duhet të përballet me provokimet e Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani theksoi mbi rëndësinë e rritjes së unitetit dhe besimit, duke shtuar se të gjitha vendet duhet të përballojnë provokimet e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ruhani i bëri këto deklarata në Teheran të premten gjatë një takimi midis Liderit suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei dhe zyrtarëve të shtetit si dhe ambasadorëve të vendeve myslimane me rastin e Fitër Bajramit. "Sot, njerëzit dhe vendet anembanë botës, partnerët tregtarë të Iranit, Evropa, Rusia, Kina, fqinjët, muslimanët dhe të gjitha vendet duhet të përballojnë provokimet e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë", tha presidenti iranian. Ai shtoi se armiku aktualisht nuk ka përvojë dhe mençuri, duke shtuar: "Vendimi i armikut është të shkelë jo vetëm angazhimet e veta kundrejt popullit iranian, por të gjitha detyrimet e tij rajonale dhe ndërkombëtare". Është e habitshme se një pushtet që ka vrarë njerëz në rajon, përfshirë Afganistanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin, është duke folur për paqen dhe negociatat, tha Ruhani. Presidenti iranian shtoi se kryeministri i regjimit sionist të Izraelit, i cili po i vret njerëzit çdo ditë, është duke hyrë në një përpjekje për të portretizuar një imazh të rremë të Republikës Islamike dhe të popullit iranian. Regjimi në Izrael ka lobuar në vendet evropiane që të ndjekin shembullin e Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe të largohen nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Plotë i Veprimit (JCPOA) i nënshkruar midis Iranit dhe grupit 5 + 1 dhe për të detyruar firmat evropiane të tërhiqen nga Irani.