Jehona e deklaratave të Liderit suprem të Revolucionit islamik në mediat rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78034-jehona_e_deklaratave_të_liderit_suprem_të_revolucionit_islamik_në_mediat_rajonale
Mediat rajonale i kanë dhënë jehonë deklaratave të Liderit suprem të Revolucionit islamik në hytben e namazit të Fitër Bajramit, sidomos deklaratës së tij në lidhje me dështimin e planeve të furive arrogante në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Jehona e deklaratave të Liderit suprem të Revolucionit islamik në mediat rajonale

Mediat rajonale i kanë dhënë jehonë deklaratave të Liderit suprem të Revolucionit islamik në hytben e namazit të Fitër Bajramit, sidomos deklaratës së tij në lidhje me dështimin e planeve të furive arrogante në rajon.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik theksoi se problemi i regjimit sionist është ky që ai është i paligjshëm dhe një regjim që është formuar mbi baza të pavërteta, prandaj me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin dhe punën e popujve myslimanë, me padyshim se ky regjim do të shkatërrohet. Kanali televiziv Al Mejadin, duke folur në lidhje me deklaratat e Liderit suprem të Revolucionit Islamik, duke cituar atë kanë raportuar: Vendet arrogante gjithmonë kanë në plan të minojnë vullnetin e popullit iranian, por planet e tyre do të dështojnë. Kanali televiziv irakian Sumeria News, duke thënë se Lideri suprem i Revolucionit Islamik përsëri iu referua SHBA si një djall i madh, ka raportuar, duke e cituar atë ka raportuar: "Amerika ka dështuar në rajon". Ueb sajti informativ Al Nashra, gjithashtu duke cituar deklaratat e Liderit suprem, ka shkruar: "Pavarësisht propagandës armiqësore, popujt e tjerë janë afruar më afër popullit iranian. Ndërkaq ueb sajti informativ Al Ahad po ashtu në lidhje me deklaratat e Ajetollah Khamenei, duke e cituar atë ka shkruar: Festimi i Ditës Botërore të Kudsit në Iran dhe në vende të tjera ka qenë më masivisht këtë vit, që do të thotë se popujt islamikë janë afruar më afër popullit iranian. Kanali televiziv Al Menar gjithashtu i ka kushtuar vëmendje deklaratave të Liderit suprem, në lidhje me komplotet e armiqve, presionet ekonomike të tyre dhe po ashtu gatishmërinë e myslimanëve në mbështetje të Kudsit.