Irani dhe Serbia theksojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit energjetik dhe minierave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78476-irani_dhe_serbia_theksojnë_mbi_zgjerimin_e_bashkëpunimit_energjetik_dhe_minierave
Ministri i Industrisë, Minave dhe Tregtisë i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me ministrin e minierave dhe energjisë së Serbisë, theksoi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë dhe minierave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2018 12:19 Europe/Tirane
  • Irani dhe Serbia theksojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit energjetik dhe minierave

Ministri i Industrisë, Minave dhe Tregtisë i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me ministrin e minierave dhe energjisë së Serbisë, theksoi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë dhe minierave.

Ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë i Republikës Islamike të Iranit, Mohamed Shariatmadari, gjatë një takimi me Aleksandar Antic, ministri serb i minierave dhe energjisë në Beograd, shprehu shpresën se bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe minierave do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. Shariatmadari gjithashtu njoftoi gatishmërinë e Iranit për të shkëmbyer përvojën dhe njohuritë në fushën e eksplorimit të minierave dhe ka shtuar: Organizata Gjeologjike e Iranit është një nga organizatat më të respektuara dhe më të forta në Lindjen e Mesme dhe ka një kapacitet të lartë për shërbim në vendet e tjera. "Të dy vendet mund të kenë bashkëpunim dypalësh në fushat e energjisë, minierave, makinerive të eksplorimit dhe shpimit", tha Aleksandër Antic, ministër serb i energjisë dhe minierave.