Lideri suprem: Keqdashësit përsëri nuk do të arrijnë qëllimet e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78924-lideri_suprem_keqdashësit_përsëri_nuk_do_të_arrijnë_qëllimet_e_tyre
Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei thotë se SHBA po ushtrojnë presion ekonomik ndaj Iranit në një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis popullit dhe qeverisë, por përpjekje të tilla do të jenë të kota.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2018 08:13 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Keqdashësit përsëri nuk do të arrijnë  qëllimet e tyre

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei thotë se SHBA po ushtrojnë presion ekonomik ndaj Iranit në një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis popullit dhe qeverisë, por përpjekje të tilla do të jenë të kota.

"Plani i armikut është të krijojë boshllëqe dhe ndarje midis sistemit qeverisës dhe popullit dhe ky projekt dëshmon marrëzinë e tyre, sepse ata nuk e dinë se Republika Islamike e Iranit nuk është gjë tjetër veç populli iranian dhe këto dy nuk mund të ndahen", tha të shtunën Lideri suprem i Revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei. Këto deklarata Ajetollah Khamenei i bëri gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve të rinj të Gardës Revolucionare të Iranit në Universitetin 'Imam Husein' në Teheran dhe u bënë mes një presioni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëmtuar Iranin nëpërmjet "sanksioneve më të forta në histori". "Qëllimi i presioneve të tanishme ekonomike është t'i bëjnë njerëzit të dëshpëruar, por me ndihmën e Zotit, do t'a rrisim lidhjen tonë me njerëzit çdo dit dhe duke ruajtur koherencën tonë, ne do të forcojmë rininë besnike dhe proaktive", tha Ajatollah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit islamik.  Ajetollah Khamenei, një arsye tjetër që dëshmon për fuqinë dhe autoritetin e popullit iranian, e ka konsideruar formimin e aleancave rajonale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'u ballafaquar me Republikën Islamike të Iranit, duke shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të arrinin qëllimet e veta, nuk do të ishte e nevojshme të krijonin aleanca me shtetet rajonale. Ai gjithashtu ka theksuar: Dita kur populli iranian nuk do të mund të bllokohet as sulmohet ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht nuk është larg dhe të rinjtë do t'a shohin së shpejti këtë ditë.