Peugeot në përpjekje për të vazhduar praninë e saj në Iran
Një funksionar i kompanisë së prodhimit të makinave Peugeot ka njoftuar për përpjekjet e kësaj kompanie për të vazhduar praninë e saj në Iran.
Radio ndërkombëtare e Francës njoftoi se ky funksionar i Peugeot që deshi të mbesë anonim, vuri në dukje kërcënimet e Uashingtonit kundër kompanive evropiane që janë partnerë tregtarë të Iranit dhe tha se kompania prodhuese e makinave Peugeot po bënë përpjekje që të mbesë një dritë e shuar në Iran. Sipas këtij burimi, pas daljes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe kërcënimet e Trump kundër kompanive evropiane, kompania Peugeot në fillim të muajit qershor ka deklaruar se ka ndërmend të dalë nga tregu i Irani dhe t'i japë fund bashkëpunimit me kompanitë iraniane. Megjithëkëtë agjencia e lajmeve AFP të shtunën në një raport të saj njoftoi për përpjekjet e dy kompanive të rëndësishme franceze Peugeot dhe Renault për të vazhduar praninë e tyre në tregun e Iranit i cili konsiderohet treg jetik për këto dy kompani. Kompania Renault ka theksuar se pavarësisht vendosjes përsëri të sanksioneve të Amerikës, nuk do të largohet nga Irani, edhe pse sasia e prodhimit të makinave të kësaj kompanie do të reduktohet.