Presidentët e Iranit dhe Zvicrës diskutojnë për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79019-presidentët_e_iranit_dhe_zvicrës_diskutojnë_për_marrëveshjen_bërthamore
Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe të Zvicrës ditën e hënë kanë analizuar rrugët e zhvillimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe çështjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2018 03:05 Europe/Tirane
  • Presidentët e Iranit dhe Zvicrës diskutojnë për marrëveshjen bërthamore

Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe të Zvicrës ditën e hënë kanë analizuar rrugët e zhvillimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe çështjen e marrëveshjes bërthamore.

Hasan Ruhani dhe Alain Berset, në këtë takim kanë theksuar se të dy vendet janë të angazhuar që të shfrytëzojnë kapacitetet ekzistuese për zgjerimin e  marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një marrëveshje shumëpalëshe dhe ndërkombëtare dhe theksoi se Amerika me daljen e saj nga kjo marrëveshje ka treguar se nuk zbaton asnjë prej angazhimeve dhe zotimeve të saj ndëkrombtare. Alain Berset, presidenti i Zvicrës në këtë takim theksoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe të vendit të tij me Republikës Islamike të Iranit. Ai pasi theksoi mbështetjen e Zvicrës për marrëveshjen bërthamore ka thënë: Kjo marrëveshje e cila u arrit pas negociatash të gjata, u konfirmua nga KS i OKB dhe të gjitha vendet duhet të përpiqen për ruajtjen e saj. Presidenti Hasan Ruhani në krye të një delegacioni të rangut të lartë politiko-ekonomik arriti të hënën në Zyrih të Zvicrës, me ftesë zyrtare nga homologu i tij zviceran Alain Berset. Pas qëndrimit të tij dy ditor në Zvicër, presidenti iranian do të niset për në Vjenë me ftesë të homologut të tij austriak Alexander Van der Bellen. Në Austri, Presidenti Ruhani është planifikuar të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje mbi bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.