Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë në një bisedë telefonike kanë diskutuar rrugët e zgjidhjes së krizës në Siri.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif dhe Sergei Lavrov dje diskutuan për disa çështje dypalëshe, takimin e pestë të krerëve të vendeve që lagen nga deti Kaspik, si dhe mbi krizën në Siri. Biseda telefonike e shefave të diplomacisë së Iranit dhe Rusisë, u zhvillua pas përleshjeve të fundit të ushtrisë së Sirisë me kundërshtarët në Damask dhe në zonat kufitare mes Sirisë, Jordanisë dhe territoreve të pushtuara palestineze(Izrael). Qendra koordinuese e Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Siri ditën e mërkurë njoftoi shkeljen e armëpushimit nga ana e grupeve të armatosura opozitare në provincat Alepo dhe Latakia. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.