Austria mbështet Iranin përball politikës amerikane kundër marrëveshjes bërthamore
Në prag të vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Austri, zyra e kancelarit të Austrisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se Austria duke thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Iranin, është e vendosur që të qëndrojë përballë politikës së Amerikës kundër marrëveshjes bërthamore dhe sanksioneve të Uashingtonit kundër Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta austriake "Standard" të hënën ka publikuar një pjesë të kësaj deklarate të zyrës së kancelarit të Austrisë në lidhje me rëndësinë e vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Austria dhe ka thënë se gjatë kësaj vizite do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi. Në këtë deklaratë thuhet: "Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë, në takimin e tyre do të theksojnë ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore". Gazeta "Standard" në raportin e saj shkruan se vizita e z. Hasan Ruhani në Zvicër dhe Austri është vizita e parë e tij në Evropë pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen disa marrëveshje mes Iranit dhe të dy vendeve evropiane Zvicrës dhe Austrisë.