Irani dënon sulmet saudite në Jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII dënoi sulmet ajrore saudite në një dasmë në provincën Saade në Jemen. Behram Kasemi është solidarizuar me familjet e viktimave të sulmit të dhunshëm dhe çnjerëzor në Jemen.
Gjatë luftës kundër popullit jemenas, është e qartë se sa herë që agresorët munden në fushat e betejës, ata hakmerren duke rritur sulmet ajrore ndaj grave dhe fëmijëve të pafajshëm jemenas, tha Kasemi. Pas disa mposhtjeve në Frontin e Al Hudaydah, aeroplanët e koalicionit saudit bombarduan një ceremoni dasme në rrethin Al Dhaher të martën duke vrarë të paktën 11 veta. Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë sulmuan Jemenin në mars 2015 për të sjellë përsëri në pushtet presidentin e rrëzuar të Jemenit Abdrabbuh Mansur Hadi. Pushtuesit kanë kryer krime të tmerrshme të luftës kundër civilëve jemenas gjatë tre viteve të fundit.