Moska: Largimi i Iranit nga Siria, kërkesë 'joreale'
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79073-moska_largimi_i_iranit_nga_siria_kërkesë_'joreale'
Ministri i Jashtëm rus refuzoi të mërkurën thirrjet për tërheqjen e këshilltarëve ushtarakë iranianë nga Siria dhe tha se tërheqja e Iranit nga Siria është një kërkesë joreale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2018 15:15 Europe/Tirane
  • Moska: Largimi i Iranit nga Siria, kërkesë 'joreale'

Ministri i Jashtëm rus refuzoi të mërkurën thirrjet për tërheqjen e këshilltarëve ushtarakë iranianë nga Siria dhe tha se tërheqja e Iranit nga Siria është një kërkesë joreale.

Kërkesat për tërheqjen e plotë të Iranit nga Siria janë 'joreale', tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pas takimit me homologun e tij jordanez Ajman Safadi. Diplomati i lartë rus vuri në dukje se Irani është një nga fuqitë kyçe në rajon dhe se do të ishte 'absolutisht jorealiste' të pritej që Teherani të braktisë interesat e tij. Prania e këshilltarëve ushtarakë iranianë ka ndihmuar Sirinë që gjatë shtatë viteve të fundit të rezistojë në luftën kundër grupeve terroriste të mbështetura nga jashtë.