Ruhani në takim me Amano
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79085-ruhani_në_takim_me_amano
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë u takua me Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 05, 2018 10:05 Europe/Tirane
  • Ruhani në takim me Amano

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë u takua me Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA.

Në këtë takim Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se detyra kryesore e ANEA është ruajtja dhe mbrojtja e së drejtë së kombeve për të pasur teknologjinë paqësore bërthamore dhe shtoi se marrëveshja bërthamore është një sukses i madh i diplomacisë dhe i ANEA-së dhe vazhdimi i këtij suksesi varet vetëm nga zbatimi i angazhimeve dhe zotimeve të palëve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: Në të tilla kushte palët e tjera kanë përgjegjësi që të bëjnë qëndresë dhe të rikuperojnë dëmet nga dalja e palëve nënshkruese. Presidenti iranian tha se në rast se nuk garantohen interesat e kombit iranian ën kuadër të marrëveshjes bërthamore, nuk ka asnjë arsye që Irani të qëndrojë në marrëveshje dhe tha: Aktivitet bërthamore të Iranit gjithmonë kanë qenë dhe janë paqësore mirëpo është Teherani ai që merr vendim për nivelin e bashkëpunimit me ANEA dhe përgjegjësia për ndryshimin e situatës dhe të shkallës së bashkëpunimit të Iranit me ANEA bie mbi ata të cilët kanë krijuar rrethana të reja. Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm i ANEA, marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një sukses të madh teknik dhe diplomatik dhe shtoi se agjencia që ai drejton shumë herë ka theksuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në mënyrë të plotë. Amano gjithashtu falënderoi Iranin për vetëpërmbajtjen e treguar pas largimit të njëanshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore.