Zarif: Vullneti i palëve nënshkruese të kthehet në vepër
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se zotimi i palëve të tjera për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore duhet të zbatohet.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë në prag të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, dha një mesazh në Twitter duke iu drejtuar palëve të tjera të marrëveshjes dhe tha: Zotimet mbi marrëveshjen bërthamore janë bërë krejtësisht të qarta por tani vullneti duhet kthyer në veprim. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Ditën e premte në Vjenë do të mbahet takimi i komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore në rang ministrash të jashtëm të vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje. Në këtë takim do të analizohet paketa e propozuar nga Evropa dhe nga palët e tjera nënshkruese për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Ditën e mërkurë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, mori pjesë në ceremoninë e 160 vjetorit të lidhjeve politike mes Iranit dhe Austrisë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani.