Zarif: Sanksionet dhe zbatimi i zotimeve në marrëveshjen bërthamore nuk përputhen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79119-zarif_sanksionet_dhe_zbatimi_i_zotimeve_në_marrëveshjen_bërthamore_nuk_përputhen
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter, iu drejtua vendeve që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë: Mos gaboni. Sanksionet dhe zbatimi i zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk përputhen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 06, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet dhe zbatimi i zotimeve në marrëveshjen bërthamore nuk përputhen

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter, iu drejtua vendeve që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë: Mos gaboni. Sanksionet dhe zbatimi i zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk përputhen.

Mbrëmjen e së enjtes, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me organizimin e takimit të komisionit të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, ka thënë: Irani nuk dëshiron premtime të paqarta dhe nga pjesëtarët e marrëveshjes bërthamore pret që të zbatojnë angazhimet e tyre. Zbatimi i angazhimeve dhe i zotimeve të palëve duhet të jenë në kuadër të garantimit të interesave të Iranit, shtoi ndër të tjera Muhamed Xhavad Zarif. Shefi i diplomacisë iraniane tha se takimi i komisionit të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, është gjetja e rrugëzgjidhjeve dhe shtoi: Irani, pret nga BE, Rusia dhe Kina që të japin propozime të qarta për veprime konkrete dhe jo zotime të paqarta dhe afatgjata. Sot ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është nisur drejt Vjenës për të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore.