Mohohet bllokimi i mjeteve valutore iraniane në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79190-mohohet_bllokimi_i_mjeteve_valutore_iraniane_në_gjermani
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII mohoi bllokimin e një pjese të aseteve valutore të Republikës Islamike të Iranit në Gjermani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2018 07:34 Europe/Tirane
  • Mohohet bllokimi i mjeteve valutore iraniane në Gjermani

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII mohoi bllokimin e një pjese të aseteve valutore të Republikës Islamike të Iranit në Gjermani.

Behram Kasemi tha të shtunën se marrëdhëniet ekonomike midis Iranit dhe Gjermanisë po kalojnë nivelin e tyre normal, duke shtuar: Delegacioni gjerman, të premten, në Vjenë, së bashku me anëtarët e tjerë të marrëveshjes bërthamore, duke përfshirë Iranin (pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore), shqyrtuan mënyrën e gjetjes së mënyrave më të përshtatshme për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe bankar mes dy vendeve.