Eksporti 0 i naftës iraniane, fjalë apo vepra
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79210-eksporti_0_i_naftës_iraniane_fjalë_apo_vepra
Këto ditë është përfolur shumë çështja e sanksionimit të Iranit dhe e ndalimit të shitjes së naftës iraniane. shumë qarqe hulumtuese kanë paralajmëruar se nëse shitja e naftës iraniane arrin në 0 atëherë çmimi i naftës do të kalojë kuotën e 150 dollarëve për fuçi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2018 06:06 Europe/Tirane
  • Eksporti 0 i naftës iraniane, fjalë apo vepra

Këto ditë është përfolur shumë çështja e sanksionimit të Iranit dhe e ndalimit të shitjes së naftës iraniane. shumë qarqe hulumtuese kanë paralajmëruar se nëse shitja e naftës iraniane arrin në 0 atëherë çmimi i naftës do të kalojë kuotën e 150 dollarëve për fuçi.

Donald Trump president i Amerikës ka premtuar se deri në nëntor të këtij viti, ai do të ndalojë shitjen e naftës iraniane dhe eksporti i naftës së Iranit do të arrijë në 0. Ai për arritjen e këtij objektivi ka kryer disa biseda me mbretin e Arabisë Saudite dhe ka dërguar delegacione amerikane në Evropë dhe në Azinë Lindore për t’i bindur ata që të ndërpresin blerjen e naftës iraniane. në këtë mes lind pyetja se me politika imponuese dhe të njëanshme a mund të eliminohet një prodhues i rëndësishëm dhe i fuqishëm si Irani nga tregu botëror i naftës dhe në rast se kjo ndodh, atëherë cilat do të jenë pasojat e paparashikueshme dhe të pakontrollueshme? Fjalimi i vendosur dhe i kuptimshëm i presidentit të Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani lidhur me përpjekjet e Amerikës për të çuar në 0 nivelin e eksportit të naftës iraniane, i jep përgjigje kësaj pyetje. Rruga që po ndjek Donald Trump për të sanksionuar naftën iraniane, nuk është një rrugë e përshtatshme pasi politikat imponuese nuk pinë ujë në një sistem multilateral. Hasan Ruhani dy javë më parë në një takim me iranianët në Zvicër ka thënë: “Amerika pretendon se dëshiron të bllokojë plotësisht shitjen dhe eksportin e naftës iraniane. ata nuk e kuptojnë këtë që thonë sepse nuk ka kuptim që nafta e Iranit të mos eksportohet ndërsa nafta e rajonit të eksportohet. Nëse ju mundeni, bëjeni dhe shihni rezultatin”. Pozita strategjike e Iranit, tregu i larmishëm i shitjes së naftës dhe çka është më e rëndësishme cilësia tepër e lartë e naftës iraniane, e bën të pamundur eliminimin e ekspromtit të naftës iraniane. Çuarja në 0 të eksportit të naftës së Iranit në kuadër të politikës ose gjithçka ose asgjë të Donald Trump, nuk është gjë tjetër veçse një iluzion që vihet re shumë qartë në sjelljen urdhërore të Amerikës kundrejt Arabisë Saudite. “Rrisni prodhimin, pasi unë me paratë e pakta që marr prej jush do t’iu mbroj dhe do të garantoj sigurinë tuaj”. Kjo fjalë është njëlloj si mjelja e Arabisë Saudite. Ajo jo vetëm që është një ofezë për sauditët por tregon se për Donald Trump, arabët nuk zënë asnjë pozitë. Përveç kësaj Arabia Saudite nuk ka kapacitetin dhe potencialin që të rikuperojë pasojat e sanksionimit të naftës iraniane. Arabia Saudite e ka shumë të vështirë që këtë vit të ruajë kuotën e saj të prodhimit në 11 milion fuçi në ditë. Geri Ras, ekspert i institutit SNP Global thotë: Prodhimi i 11 milion fuçi në ditë do të thotë trysni tepër e madhe për industrinë e naftës së Arabisë Saudite. Kanli Bloomberg në raportin e  tij të ditës së dielë ka thënë: Në kohën kur në muajin nëntor të vendosen sanksione kundër naftës iraniane, struktura prodhuese e naftës nuk do të ketë mundësinë që të rikuperojë mangësitë në prodhim. Nëse Donald Trump arrin objektivin e tij për ndalimin e plotë të eksportit të naftës iraniane, prodhuesit e naftës në ditë do të duhet të shtojnë prodhimin me 2.7 milion fuçi naftë. Kjo është një vrimë e madhe dhe mbushja e saj është shumë e vështirë. Sanksionimi i plotë i naftës iraniane nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr dhe iluzion i presidentit Donald Trump pasi edhe në rast të zbatimit të urdhrave të tij nga Arabia Saudite ky vend nuk ka kapacitetin e duhur teknik dhe operativ për rikuperimin e dëmeve. Pasojat e çuarjes në kuotën 0 të eksportit të naftës iraniane, në kushtet aktuale të botës, janë tepër të mëdha dhe aventurat e Donald Trump do ta përballin botën me një shok të madh mungese nafte. Presidenti amerikan ka zgjedhur një periudhë të rrezikshme në ciklin e naftës dhe heqja e një prodhuesi strategjik si Irani nga ky cikël, nuk do të jetë pa pasoja.