Khoshro: Ndërprisni vrasjen e fëmijëve palestinezë dhe jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79244-khoshro_ndërprisni_vrasjen_e_fëmijëve_palestinezë_dhe_jemenas
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ditën e hënë në takimin e KS të OKB të titulluar “ Situata e fëmijëve në zonat e konflikteve” ka kërkuar ndërprerjen e vrasjes së fëmijëve palestinezë dhe jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2018 05:48 Europe/Tirane
  • Khoshro: Ndërprisni vrasjen e fëmijëve palestinezë dhe jemenas

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ditën e hënë në takimin e KS të OKB të titulluar “ Situata e fëmijëve në zonat e konflikteve” ka kërkuar ndërprerjen e vrasjes së fëmijëve palestinezë dhe jemenas.

Golam’ali Khoshro, ka thënë: Në kohën kur regjimi sionist vazhdon vrasjen e fëmijëve palestinezë, fatkeqësisht në raportin e sekretarit të përgjithshëm, emri i këtij regjimi nuk është futur në listën e atyre që shkelin të drejtat e fëmijëve në zonat e konflikteve. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke përmendur krimet e luftës të muajve të fundit të regjimit sionist kundër fëmijëve palestinezë pjesëmarrës në protestën për të drejtën e kthimit në Gaza ka thënë: Regjimi i Izraelit është i pari në botë për nga niveli i vrasjes së fëmijëve dhe për këtë sekretari i përgjithshëm këtë regjim vitin e ardhshëm duhet ta fusë në listën e zezë të shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Khoshro gjithashtu përmendi edhe vrasjen e fëmijëve në Jemen nga ana e regjimit Al Saud dhe të EBA dhe tha: Përkeqësimi i gjendjes së fëmijëve në Jemen mund të krahasohet vetëm me gjendjen e fëmijëve në Palestinë. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB pasi përmendi raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB ku flitet për shtimin e numrit të fëmijëve të vrarë në zonat e konflikteve, kërkoi ndërprerjen e këtij fenomeni dhe tha: Kjo organizatë duhet të zbatojë përgjegjësitë e saj për ndërprerjen e vrasjes së fëmijëve në Palestinë, Jemen dhe vende të tjera të botës. KS i OKB ditën e hënë në përfundim të takimit doli me një deklaratë ku theksoi parandalimin e shkeljes së të drejtave të fëmijëve në zonat e konflikteve.