Velajeti: Veprimet e Netanjahut nuk ndikojnë në marrëdhëniet Teheran-Moskë
(last modified Fri, 13 Jul 2018 07:30:17 GMT )
Korrik 13, 2018 09:30 Europe/Tirane
  • Velajeti: Veprimet e Netanjahut nuk ndikojnë në marrëdhëniet Teheran-Moskë

Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare, duke reaguar ndaj deklaratave dhe pretendimeve të kryeministrit të regjimit sionist kundër Iranit ka thënë se procesi i zgjerimit të marrëdhënieve Teheran-Moskë nuk është i njëanshëm dhe veprimet e Netanjahut nuk ndikojnë në këtë proces.

Ditën mërkurë kryeministri i regjimit sionist, Beniamin Netanjahu, në takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi praninë e Iranit në Siri. Ali Akbar Velajeti, i cili ndodhet për një vizitë në Rusi, ditën e enjte në një intervistë për agjencinë IRNA të lajmeve ka thënë: Marrëdhëniet Iran-Rusi plotësojnë interesat dypalëshe dhe deklaratat boshe, të pakuptimta dhe ndërhyrëse të Netanjahut nuk ndikojnë në këto marrëdhënie. Sa i përket rezultateve të vizitës së tij në Rusi, Ali Akbar Velajeti tha: dërgimi i mesazhit të rëndësishëm dhe strategjik i liderit suprem të revolucionit islamik dhe i mesazhit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe bisedimet me presidentin Putin janë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Teheran-Moskë. Ky takim në kudër të takimit të ardhshëm të Putin dhe Trump ka rëndësi tepër të madhe dhe në një kohë kur NATO duke ndjekur Amerikën, ka parashtruar disa çështje kundër Iranit, Rusia dhe Irani janë të vendosur për tu përballur me presionet e Amerikës dhe vartësve të saj në rajon. Velajeti tha se fronti i rezistencës i bazuar tek Irani dhe tek Rusia është një fuqi e madhe politike dhe ushtarake e Bashkësisë Ndërkombëtare e cila shumë shpejt do të dalë fituese dhe shpresoi se bashkëpunimi Teheran-Moskë të kthehet në shembull të bashkëpunimit mes Iranit, Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera të rëndësishme në Lindje të Azisë.

 

 

Tags