Tërheqje amerikane nga sanksionet e naftës së Iranit?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë një surprizë të papritur që mund të sugjerojë se fushata e tyre për të ulur eksportet e naftës së Iranit bazohet në "kalkulime të gabuara" - siç paralajmëroi më herët Irani.
Sekretari i Thesarit i SHBA, Steven Mnuchin u citua nga mediat të thoshte se Uashingtoni në disa raste do të konsideronte përjashtime për vendet që planifikojnë të blejnë naftën e Iranit, pasi sanksionet ndaj Iranit të hyjnë në fuqi. "Vendimi, shtoi Mnuchin, do të synonte të shmangte çrregullimet në tregjet e naftës, kur sanksionet kundër blerjeve të naftës iraniane të hyjnë në fuqi". "Ne duam që shtetet të reduktojnë në zero blerjet e naftës nga Irani, por në raste të caktuara nëse shtetet nuk mund ta bëjnë këtë brenda natës, do të shqyrtojmë përjashtime", citohet të ketë thënë Mnuchin për CNBC. Pikëpamjet e tij, megjithatë, bien në kundërshtim me ato të zyrtarëve të tjerë të SHBA që thoshin se nuk do të kishte përjashtime nga sanksionet për blerjen e naftës iraniane.