Zarif: Deklaratat nuk mjaftojnë, Evropa të veprojë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se me gjithë zotimet politike të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, tashmë ka ardhur koha që Evropa të ndërmarrë masa dhe veprime konkrete.
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për Euronews Persian, pasi theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Iranit me Evropën pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore shtoi se evropianët për të treguar zbatimin e marrëveshjes bërthamore duhet të ndërmarrin masa dhe hapa konkretë. Evropa nuk duhet të mjaftohet vetëm me shprehjen e mendimeve dhe nxjerrjen e deklaratave, sepse ne kemi nevojë të shikojmë veprime konkrete si shkëmbimet bankare, investimet, energjia, transporti dhe mbështetja e biznesin e vogël dhe të mesëm, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Shefi i diplomacisë iraniane në një pjesë tjetër të intervistës së tij foli mbi takimin e fundit të Vladimir Putin dhe Donald Trump përkatësisht president i Rusisë dhe president i Amerikës dhe pasi përmendi një lloj integrimi mbi atë çka po ndodh në Siri tha: Për mendimin tim fati i Sirisë duhet të përcaktohet nga vetë populli sirian. Unë jam i mendimit se populli sirian ka rezistuar fuqishëm dhe mirë përballë presioneve të shumta, sulmeve të terroristëve dhe sulmeve të radikalëve gjatë 7 viteve të kaluara, që sigurisht në këtë mes Irani dhe Rusia kanë mbështetur popullin sirian. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha: Ne kemi ruajtur koordinimin dhe marrëdhëniet tona të mira me Rusinë dhe qeverinë siriane dhe do të vazhdojmë këtë rrugë. Qëllimi i kryesor i të tre palëve është lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Unë jam i mendimit se nëse nuk do të ishte rezistenca e popullit sirian, sot ne nuk do të arrinim të shkatërronim grupin terrorist takfirist ISIS. Zarif gjithashtu përmendi përpjekjet e Amerikës dhe të aleatëve të saj për të mbuluar dhe fshehur mbështetjen për grupet terroriste në Siri dhe tha: Donald Trump mundohet të gjejë kredibilitet për çështjen e Sirisë mirëpo ajo çka ai ka arritur të marrë është vetëm mbështetja e Uashingtonit për ISIS. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu përmendi një pjesë të fjalimit të Donald Trump në konferencën e Helsinkit ku tha se Irani nuk duhet të përfitojë nga shkatërrimi i ISIS, tha se kjo fjalë konfirmon mbështetjen e presidentit amerikan për pjesëtarët e ISIS dhe shtoi: Burimet perëndimore kanë dokumente dhe fakte që vërtetojnë qartazi këtë mbështetje. Një prej këtyre fakteve është se terroristët dhe radikalët përdorin armatimet amerikane.