Ushtria dhe Garda Revolucionare do të marrin 800 tanke të reja
Ministria e Mbrojtjes e Iranit deklaroi se ka prodhuar deri në 800 tanke si pjesë e planeve të vendit për të rritur fuqinë e tij të mbrojtjes.
Ushtria iraniane dhe Garda e Revolucionit Islamik së shpejti do të marrin 800 tanke të prodhuara brenda vendit, duke përfshirë tanket Kerrar, tha zëvendësministri iranian i Mbrojtjes Reza Mozafari-Nia, njoftoi të mërkurën agjensia e lajmeve Tasnim. Ai tha se Irani prodhon 50 deri 60 tanke çdo vit sipas kërkesës së ushtrisë iraniane dhe Gardës Revolucionare. Irani gjatë viteve të fundit ka bërë përparime të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe ka arritur vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e pajisjeve dhe sistemeve të rëndësishme ushtarake. Republika Islamike thotë se fuqia e saj ushtarake nuk përbën kërcënim për vendet e tjera dhe bazohet thjesht në doktrinën mbrojtëse.