Trump ka telefonuar tetë herë për tu takuar me Presidentin e Iranit
Shefi i stafit të presidentit iranian Hasan Ruhani tha të mërkurën se homologu i tij amerikan Donald Trump, tetë herë kishte telefonuar për të kërkuar një takim dypalësh me Presidentin Ruhani gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Mahmud Vaezi shtoi se delegacioni iranian injoroi kërkesat e Trump, duke theksuar se "ne autoritetet iraniane kemi një politikë transparente dhe një qëndrim të qartë në lidhje me marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe ne nuk do të dorëzohemi përballë presioneve. " Kërkesat e Trumpit për tu takuar me Presidentin iranian janë bërë pasi presidenti amerikan në fjalimin e mbajtur në AP të OKB hodhi akuza dhe kërcënime të shumta madje edhe ofeza kundër Iranit. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi Presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Ai haptazi shprehu armiqësinë e tij ndaj Iranit dhe në koordinim me aleatët e tij rajonalë, bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të shkatërruar Republikën Islamike të Iranit. Trump është i bindur se duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe, në një fazë të mëvonshme, me rinovimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit, SHBA do të vendosë një regjim të tillë sanksionesh kundër Iranit që do të jetë i pashembullt në histori. Qëllimi kryesor i Trump-it, siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur, është përkeqësimi në rritje i situatës ekonomike në Iran, përshkallëzimi i pakënaqësisë popullore dhe, së fundi, formimi i trazirave masive brenda Iranit për të protestuar kundër kushteve të vështira. Në fakt, Uashingtoni synon të zbatojë politikën e "varfërisë dhe trazirave" kundër Iranit. Nga njëra anë, Trump krenohet se ai është shkaktari i situatës që pretendon të ekzistojë në Iran, por nga ana tjetër presidenti amerikan pretendon ndjen dhembshuri për popullin iranian. Trump duket se është shumë harraq. Ai disa muaj më parë i quajti Iranianët një komb terrorist dhe tani pretendon se ndjen shqetësim dhe dhembshuri për popullin iranian. Megjithëse Shtetet e Bashkuara për të ruajtur pozitën e saj dhe për të kompensuar disfatat që ka pësuar përballë Iranit, po zbaton edhe njëherë politikën e dështuar të sanksioneve kundër Iranit, këtë herë edhe partnerët evropianë të Uashingtonit nuk janë të gatshëm ta shoqërojnë atë dhe kjo nënkupton se Uashingtoni do të veprojë i izoluar kundër Iranit.