Trump ka telefonuar tetë herë për tu takuar me Presidentin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79525-trump_ka_telefonuar_tetë_herë_për_tu_takuar_me_presidentin_e_iranit
Shefi i stafit të presidentit iranian Hasan Ruhani tha të mërkurën se homologu i tij amerikan Donald Trump, tetë herë kishte telefonuar për të kërkuar një takim dypalësh me Presidentin Ruhani gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2018 14:30 Europe/Tirane
  • Trump ka telefonuar tetë herë për tu takuar me Presidentin e Iranit

Shefi i stafit të presidentit iranian Hasan Ruhani tha të mërkurën se homologu i tij amerikan Donald Trump, tetë herë kishte telefonuar për të kërkuar një takim dypalësh me Presidentin Ruhani gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Mahmud Vaezi shtoi se delegacioni iranian injoroi kërkesat e  Trump, duke theksuar se "ne autoritetet iraniane kemi një politikë transparente dhe një qëndrim të qartë në lidhje me marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe ne nuk do të dorëzohemi përballë presioneve. " Kërkesat e Trumpit për tu takuar me Presidentin iranian janë bërë pasi presidenti amerikan në fjalimin e mbajtur në AP të OKB  hodhi akuza dhe kërcënime të shumta madje edhe ofeza kundër Iranit. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi Presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Ai haptazi shprehu armiqësinë e tij ndaj Iranit dhe në koordinim me aleatët e tij rajonalë, bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të shkatërruar Republikën Islamike të Iranit. Trump është i bindur se duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe, në një fazë të mëvonshme, me rinovimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit, SHBA do të vendosë një regjim të tillë sanksionesh kundër Iranit që do të jetë i pashembullt në histori. Qëllimi kryesor i Trump-it, siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur, është përkeqësimi në rritje i situatës ekonomike në Iran, përshkallëzimi i pakënaqësisë popullore dhe, së fundi, formimi i trazirave masive brenda Iranit për të protestuar kundër kushteve të vështira. Në fakt, Uashingtoni synon të zbatojë politikën e "varfërisë dhe trazirave" kundër Iranit. Nga njëra anë, Trump krenohet se ai është shkaktari i situatës që pretendon të ekzistojë në Iran, por nga ana tjetër presidenti amerikan pretendon ndjen dhembshuri për popullin iranian. Trump duket se është shumë harraq. Ai disa muaj më parë i quajti Iranianët një komb terrorist dhe tani pretendon se ndjen shqetësim dhe dhembshuri për popullin iranian. Megjithëse Shtetet e Bashkuara për të ruajtur pozitën e saj dhe për të kompensuar disfatat që ka pësuar përballë Iranit,  po zbaton edhe njëherë politikën e dështuar të sanksioneve kundër Iranit, këtë herë edhe partnerët evropianë të Uashingtonit nuk janë të gatshëm ta shoqërojnë atë dhe kjo nënkupton se Uashingtoni  do të veprojë i izoluar kundër Iranit.