Putin mbron marrëveshjen e Iranit
Presidenti rus Vladimir Putin të enjten përsëriti qëndrimin e Moskës mbi nevojën për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Presidenti Putin në një fjalim të transmetuar nga kanali Rusia 24 tha se ka pasur raste të marrëveshjeve, të arritura gjatë viteve të përpjekjeve të shumta nga shumë vende, e që janë refuzuar nga një vend në më pak se një orë. Presidenti, i cili po u drejtohej të dërguarve rusë në organizatat ndërkombëtare, në mënyrë eksplicite tha se ai po i referohej tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar nga Irani dhe fuqitë më të mëdha botërore në vitin 2015. Në situatën aktuale, Rusia po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen vitale dhe të parandalojë eskalimin në Lindjen e Mesme, tha Putin, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të Iranit. Numri më i madh i inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është kryer në Iran, tha presidenti rus.