Zarif: Projekti i Iranofobisë i SHBA dhe Izraelit, ka dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79608-zarif_projekti_i_iranofobisë_i_shba_dhe_izraelit_ka_dështuar
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, tha se Republika Islamike duke u mbështetur në udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, ka arritur të pengojë komplotin e Iranofobisë të iniciuar nga Izraeli dhe SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2018 16:46 Europe/Tirane
  • Zarif: Projekti i Iranofobisë i SHBA dhe Izraelit, ka dështuar

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, tha se Republika Islamike duke u mbështetur në udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, ka arritur të pengojë komplotin e Iranofobisë të iniciuar nga Izraeli dhe SHBA.

Zarif e bëri këtë deklaratë në një takim të zhvilluar të shtunën në Teheran midis Ajetollah Khameneit dhe ambasadorëve dhe zyrtarëve nga Ministria e Punëve të Jashtme. "Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po bëjnë përpjekje për të ringjallur skemën e Iranofobisë përmes skenarëve të dështuar, por ata janë aktualisht të izoluar dhe madje të izoluar edhe midis aleatëve të tyre", tha diplomati më i lartë iranian. Ai vuri në dukje përpjekjet e shumta të Shteteve të Bashkuara për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj kombit iranian dhe shtoi: "Ne u kemi thënë gjithmonë vendeve të tjera, duke përfshirë edhe aleatët e SHBA-së, se përballja me shantazhet e SHBA duhet të tejkalojë angazhimet politike dhe duhet të çojë në veprime praktike brenda kornizave kohore. " Zarif shprehu besimin se Irani do të jetë në gjendje të kapërcejë problemet nëpërmjet unitetit dhe koherencës si dhe duke u mbështetur në udhëzimet e Liderit Suprem dhe në përkrahjen e popullit.