Irani: Detajet e propozimeve evropiane duhet të konvertohen në një urdhër ekzekutiv
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, tha: "Evropianët në bisedime me Iranin paraqitën sugjerime mbi shitjet e naftës, menaxhimin e bankave dhe eksporteve, detajet e të cilave duhet të konvertohen në direktiva ekzekutivë, prandaj negociatat janë në vazhdim e sipër".
Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit, duke folur të enjten në qytetin Kom, tha se propozimet e Bashkimit Evropian në përgjithësi janë të arsyeshme dhe në një nivel shumë të lartë dhe shtoi: " Negociatat me evropianët po përcillen përmes Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme dhe së shpejti do të përcaktohet shkalla e konvertimit të propozimeve evropiane në direktiva ekzekutive dhe do të fillojë edhe faza e vendimmarrjes rreth tyre". "Është rënë dakord që evropianët të vendosin ligje dhe rregullore brenda Bashkimit Europian, në mënyrë që pavarësisht sanksioneve amerikane, të lehtësojnë biznesin dhe bashkëpunimin bankar, dhe në lidhje me këtë po zhvillohen negociata", shtoi Larixhani.