I dërguari i presidentit francez për Sirinë takohet me Xhaberi Ansari
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79824-i_dërguari_i_presidentit_francez_për_sirinë_takohet_me_xhaberi_ansari
Asistenti special i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, ka thënë se kthimi të shpërngulurve, nisja e punës për reformimin e kushtetutës dhe për aktivizimin e komiteteve për shkëmbimin e të burgosurve dhe personave të zhdukur, janë ndër prioritetet kryesore dhe të më të rëndësishme të politikës së qeverisë siriane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2018 05:49 Europe/Tirane
  • I dërguari i presidentit francez për Sirinë takohet me Xhaberi Ansari

Asistenti special i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, ka thënë se kthimi të shpërngulurve, nisja e punës për reformimin e kushtetutës dhe për aktivizimin e komiteteve për shkëmbimin e të burgosurve dhe personave të zhdukur, janë ndër prioritetet kryesore dhe të më të rëndësishme të politikës së qeverisë siriane.

Husein Xhaberi Ansari, në takim me Francois Senemaud, ambasador i Francës në Teheran i cili pas përfundimit të mandatit është zgjedhur si përfaqësues i presidentit të Francës për çështjet e Sirisë ka thënë: Republika Islamike e Iranit që nga nisja e krizës në Siri ka qenë e mendimi se kjo krizë nuk ka zgjidhje ushtarake. Xhaberi Ansari përmendi krimet e grupeve terroriste në Siri dhe shtoi: Procesi i luftës kundër terrorizmit në Siri ka arritur suksese të konsiderueshme dhe janë krijuar kushtet për shtrirjen e pushtetit të shtetit në të gjitha pjesët e vendit. Ai gjithashtu theksoi forcimin e marrëdhënieve Teheran Paris në fusha të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë e Teheranit për zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe për t’i dhënë fund krizave në rajon dhe sidomos krizës në Siri. Nga ana e tij Francois Senemaud përfaqësues i presidentit të Francës për çështjen e Sirisë ka thënë: Irani si një vendi madh dhe i fuqishëm në rajon mund të luajë rol të rëndësishëm në vendosjen e stabilitetit në Siri dhe në procesin e zgjidhjes politike të krizës në këtë vend. Senemnaud gjithashtu shprehu mbështetjen e Francës për prioritetet e qeverisë siriane dhe shprehu gatishmërinë e Parisit për të bashkëpunuar me Teheranin në drejtim të zgjidhjes politike të krizës në Siri.