Zarif: Amerika duhet të heqë dorë nga mania e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79832-zarif_amerika_duhet_të_heqë_dorë_nga_mania_e_sanksioneve
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rrethanat aktuale kanë krijuar shumë raste për Iranin dhe aktualisht Amerika vet është në izolim dhe po shikon se ka nevojë për shumë presione politike për të çuar përpara qëllimet e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2018 07:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika duhet të heqë dorë nga mania e sanksioneve

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rrethanat aktuale kanë krijuar shumë raste për Iranin dhe aktualisht Amerika vet është në izolim dhe po shikon se ka nevojë për shumë presione politike për të çuar përpara qëllimet e saj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të dielën në takim me ambasadorët dhe përfaqësuesve diplomatik të Iranit dhe me përfaqësuesit e sektorit privat, deklaroi: "Më parë edhe vendet e tjera merrnin pjesë në sanksionet e Amerikës kundër Iranit, mirëpo tani sanksionet e Amerikës kanë humbur legjitimitetin e vet, për arsye se amerikanët dëshirojnë të detyrojnë të tjerët që të veprojnë përkundër rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB. Amerikanët kanë mani pas sanksioneve dhe nuk vendosin sanksione vetëm kundër Iranit. Aktualisht është radha e Evropës që të zgjedhë të sigurojë interesat e Amerikës dhe personalisht të z. Donald Trump, apo të sigurojë interesat e veta, pra duhet të zgjedhë njërën prej këtyre rrugëve. Tani bota ka ardhur në këtë konkludim se Amerika duhet të heqë dorë nga mania e sanksioneve. Irani mund t'i shndërrojë presionet në raste për shtimin e prodhimit kombëtar dhe shtimin e eksportit jonaftor dhe t'i tregojë Amerikës se duhet të heqë dorë nga mania e saj për sanksione".