Mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Sirisë, strategji e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79848-mbrojtja_e_integritetit_dhe_sovranitetit_të_sirisë_strategji_e_iranit
Një ligjvënës i lartë iranian theksoi se strategjia rajonale e Republikës Islamike bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Sirisë, strategji e Iranit

Një ligjvënës i lartë iranian theksoi se strategjia rajonale e Republikës Islamike bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.

"Regjimi sionist i Izraelit kërkon një Siri të dobët dhe kundërshton çfarëdo që çon në forcimin e popullit dhe qeverisë siriane", tha të dielën Kryetari i Komitetit të Parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Heshmatollah Falahatpisheh, në një takim me ambasadorin sirian në Teheran, Adnan Mahmud. Ai vuri në dukje veprimet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit gjatë katër dekadave të fundit dhe tha: "Që nga ditët e para pas fitores së Revolucionit Islamik, strategjia e SHBA ishte të dobësonte Revolucionin Islamik dhe Republikën Islamike dhe nuk ka kursyer asnjë përpjekje në këtë aspekt".  Ligjvënësi shtoi se kërcënimet aktuale të paraqitura nga administrata e Presidentit Donald Trump nuk janë asgjë e re për kombin iranian. Ambasadori sirian, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve Teheran-Damask në të gjitha fushat dhe tha se SHBA dhe aleatët e tyre duan të bëjnë një luftë ekonomike për shkak të dështimeve të tyre në arenën politike dhe ushtarake.