Mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Sirisë, strategji e Iranit
Një ligjvënës i lartë iranian theksoi se strategjia rajonale e Republikës Islamike bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.
"Regjimi sionist i Izraelit kërkon një Siri të dobët dhe kundërshton çfarëdo që çon në forcimin e popullit dhe qeverisë siriane", tha të dielën Kryetari i Komitetit të Parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Heshmatollah Falahatpisheh, në një takim me ambasadorin sirian në Teheran, Adnan Mahmud. Ai vuri në dukje veprimet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit gjatë katër dekadave të fundit dhe tha: "Që nga ditët e para pas fitores së Revolucionit Islamik, strategjia e SHBA ishte të dobësonte Revolucionin Islamik dhe Republikën Islamike dhe nuk ka kursyer asnjë përpjekje në këtë aspekt". Ligjvënësi shtoi se kërcënimet aktuale të paraqitura nga administrata e Presidentit Donald Trump nuk janë asgjë e re për kombin iranian. Ambasadori sirian, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve Teheran-Damask në të gjitha fushat dhe tha se SHBA dhe aleatët e tyre duan të bëjnë një luftë ekonomike për shkak të dështimeve të tyre në arenën politike dhe ushtarake.