Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Francës
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Francës në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi marrëveshjen bërthamore dhe mbi çështje ndërkombëtare.
Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës në bisedën e tij telefonike me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili ndodhet për një vizitë në Singapor, diskutoi mbi zhvillimet e fundit në marrëveshjen bërthamore dhe mbi disa rrugëzgjidhje për përfitimet ekonomike të Iranit nga kjo marrëveshje. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë ka shkuar në Singapor për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të unionit ASEAN. Në kuadër të këtij samiti, shefi i diplomacisë iraniane është takuar me disa nga ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse mes tyre me ministrin e jashtëm të Turqisë, Japonisë, Filipineve, Vietnamit dhe Malajzisë.