Takimi Zarif-Lavrov në Singapor
Ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov kanë zhvilluar bisedime në Singapor mbi një sërë çështjesh, mes të cilave marrëveshja bërthamore e vitit 2015, samiti i ardhshëm i Detit Kaspik dhe kriza e Sirisë.
Zarif dhe Lavrov u takuan në margjinat e takimit ministror të Asamblesë së 51 të Asociacionit të Azisë Juglindore (ASEAN) të enjten në Singapor. Diplomatët e lartë iranianë dhe rusë gjithashtu këmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht zbatimin e marrëveshjeve mbi rritjen e tregtisë dhe lidhjeve ekonomike, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS. Para takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Zarif u takua me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, si dhe me homologët e tij filipinas, japonez dhe turk.