SHBA nuk guxon të përballet ushtarakisht me Iranin
Ministri i Brendshëm i Iranit, Abdolreza Rahmani Fazli, tha të enjten se SHBA nuk guxojnë të përballen me Iranin, sepse e dinë shumë mirë që nëse fillon lufta, nuk do të jenë në gjendje ta përfundojnë atë.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, duke folur në një takim të grupit punues mbi ekonominë e rezistencës në provincën e Azerbajxhanit perëndimor, ministri tha se zyrtarët e SHBA janë të gatshëm të përballen me Iranin në tre fusha ushtarake, sociale dhe ekonomike, por ata e dinë se nuk do të merrnin ndonjë rezultat në fushën ushtarake. Ai tha se Irani nuk ka besim tek SHBA-ja dhe nuk dëshiron të flasë me persona gënjeshtarë dhe të pabesë, duke shtuar se parakushti më i rëndësishëm për mbajtjen e negociatave me SHBA është kthimi i saj në marrëveshjen bërthamore duke i kërkuar falje botës. "Krijimi i tensioneve sociale është një nga mënyrat se si amerikanët duan të përballen me Iranin dhe nën iluzione të tilla ata zhvilluan takime me forcat opozitare për të gjetur alternativë ndaj sistemit islamik, por të gjitha këto komplote janë të destinuara të dështojnë", theksoi ministri i Brendshëm i Iranit .