5 aeroplanë të tipit ATR arrijnë në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80032-5_aeroplanë_të_tipit_atr_arrijnë_në_iran
Pesë aeroplanë të tipit ATR i janë shtuar aviacionit ajror të RII.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2018 08:04 Europe/Tirane
  • 5 aeroplanë të tipit ATR arrijnë në Iran

Pesë aeroplanë të tipit ATR i janë shtuar aviacionit ajror të RII.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në mëngjesin e ditës së sotme 5 avionë të tipit ATR kanë arritur nga qyteti Tolouse të Francës në aeroportin e Urumije, qendër e provincës Azerbajxhani perëndimor në Iran. Arritja e këtyre avionëve është në kuadër të kontratës që Irani ka nënshkruar në vitin 2017 me kompaninë ATR për blerjen e 20 avionëve. Më parë 8 avionë të ngjashëm u ishin dorëzuar Iranit. Avionët e vegjël ATR janë të paraparë për 100 pasagjerë dhe do të përdoren për fluturime të shkurtra brenda qyteteve.