Irani dënon sulmin me dron ndaj presidentit të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80053-irani_dënon_sulmin_me_dron_ndaj_presidentit_të_venezuelës
Irani ka dënuar tentativën për vrasjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke thënë se përpjekja e dështuar kishte për qëllim përhapjen e pasigurisë dhe trazirave në këtë vend të Amerikës së Jugut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2018 16:34 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin me dron ndaj presidentit të Venezuelës

Irani ka dënuar tentativën për vrasjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke thënë se përpjekja e dështuar kishte për qëllim përhapjen e pasigurisë dhe trazirave në këtë vend të Amerikës së Jugut.

 "Ne e konsiderojmë këtë veprim si një përpjekje për shkaktimin e pasigurisë dhe trazirave në Venezuelë dhe në interes të armiqve të qeverisë dhe popullit venezuelian dhe e dënojmë me forcë atë", tha të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Behram Kasemi. Një grup rebel i panjohur mori përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar të vrasjes së presidentit Maduro, për të cilën vetë presidenti fajësoi më parë Kolumbinë.