Irani dënon sulmin me dron ndaj presidentit të Venezuelës
Gusht 05, 2018 16:34 Europe/Tirane
Irani ka dënuar tentativën për vrasjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke thënë se përpjekja e dështuar kishte për qëllim përhapjen e pasigurisë dhe trazirave në këtë vend të Amerikës së Jugut.
"Ne e konsiderojmë këtë veprim si një përpjekje për shkaktimin e pasigurisë dhe trazirave në Venezuelë dhe në interes të armiqve të qeverisë dhe popullit venezuelian dhe e dënojmë me forcë atë", tha të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Behram Kasemi. Një grup rebel i panjohur mori përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar të vrasjes së presidentit Maduro, për të cilën vetë presidenti fajësoi më parë Kolumbinë.
Tags