Irani dhe Kina theksojnë mbi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe
Kryetari i grupit të miqësisë Iran-Kinë në parlamentin e Iranit dhe ambasadori i Kinës në Teheran, kanë theksuar mbi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe në fusha të ndryshme.
Alaudin Boruxherdi në takimin e zhvilluar me Pang Sen, duke folur për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe midis Iranit dhe Kinë, ka thënë: Qasja e Iranit është për zgjerimin e marrëdhënieve me Kinën dhe të dyja vendet në bazë të rrethanave specifike, duhet të ndërmarrin hapa të mëdhenj në drejtim të forcimit të bashkëpunimit politik dhe parlamentar. Boruxherdi duke falënderuar qeverinë kineze për bashkëpunimin e deritanishëm me Iranin posaçërisht në fushën e naftës, ka theksuar: Lufta ekonomike të cilën e ka filluar presidenti amerikan Donald Trump, padyshim do të jetë në dëm të SHBA. Ambasadori kinez nga ana e tij marrëdhëniet midis Iranit dhe Kinës i ka konsideruar tërësisht në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe ka shtuar: Kina kundërshton sanksionet e njëanshme të Amerikës dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e saj në rrafshin ndërkombëtar, do të vazhdojë bashkëpunimin e saj dypalësh me RII.