Zarif: Mashtrimet e Amerikës nuk kanë fund
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80085-zarif_mashtrimet_e_amerikës_nuk_kanë_fund
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë ka reaguar ndaj vendimit të jashtëligjshëm të presidentit amerikan Donald Trump dhe rikthimit të sanksioneve kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 07, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Mashtrimet e Amerikës nuk kanë fund

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë ka reaguar ndaj vendimit të jashtëligjshëm të presidentit amerikan Donald Trump dhe rikthimit të sanksioneve kundër Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: “ Amerika dëshiron t’i imponojë botës idenë se shqetësohet për kombit iranian. Mirëpo vendosja e sanksioneve me pretekste boshe është bërë shkak për anulimin e shitjes së 200 avionëve për Iranin gjë e cila vë në rrezik jetën e iranianëve. Ministri Zarif dënoi veprimet armiqësore të Amerikës kundër kombit iranian dhe tha; Mashtrimet e Amerikës nuk njohin kufi. Pasditen e së hënës, presidenti Donald Trump vendosi sanksione të jashtëligjshme kundër Iranit. Ai me anë të një verdikti ka dhënë urdhër për vendosjen e sanksioneve që nga 7 gushti kundër industrisë së makinave, floririt dhe monedhës kombëtar Rial të Iranit. Ai gjithashtu ka thënë se sanksionet kundër bankave dhe naftës do të vendosen prej 5 nëntorit. Presidenti amerikan në një deklaratë të tij marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar marrëveshje të tmerrshme dhe ka paralajmëruar se nëse ato vende që kanë marrëdhënie ekonomike me Iranin nuk ndërpresin marrëdhëniet e tyre, atëherë ato do të përballen me pasoja të rënda. Ditën e hënë BE ka shprehur keqardhjen për rikthimin e sanksioneve amerikane kundër Iranit dhe kanë vendosur në funksion ligjet për të bllokuar sanksionet amerikane. BE gjithashtu ka theksuar se do të përpiqet për të ruajtur kanalet e shitjes së naftës dhe të gazit të Iranit. Qeveria amerikane më 8 maj shpalli daljen nga marrëveshja bërthamore, vendim që është dënuar si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.